Ilir Abdullahu: 4 vjet, kontribut të pandalshëm në zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë

11 mars 2020 | 17:50

Të nderuar qytetarë, institucione, donatorë, media elektronike dhe të shkruara dhe ju të gjithë bashkëpunëtorë të tjerë,

Unë Ilir Abdullahu jam i lumtur që, pas 20 vjet punë në KRU ”Prishtina” sh.a. në muajin mars 2017 realizuam furnizimin me ujë të pijshëm për kryeqytetin e Prishtinës me rrethinë, Podujevën, Obiliqin, Graçanicën dhe Fushë Kosovën.

I jam mirënjohës pafund, të gjithë të punësuarve në këtë kompani, mirënjohës pafund të gjithë atyre që kontribuuan pandalshëm në realizimin e të gjitha projekteve madhore për një jetë më të lehtë për qytetarët e këtij vendi.

Falënderoj përzemërsisht: Qeverinë e Republikës së Kosovës, Qeverinë Gjermane, Bankën Gjermane për Zhvillim KFW, Komisionin Evropian, USAID-in, Qeverinë Zvicerane, Zyrën Zvicerane, Bankën Botërore, Qeverinë Hungareze, Qeverinë Çeke, JICA Japoneze, Fondin Zhvillimor Slloven, GIZ-i, Fondin e Investimeve Zhvillimore për Ballkan WBIF, Qeverinë Norvegjeze, Qeverinë Franceze, Shukos dhe Shukalb, ARRU-në, Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, KFOR-in, FSK-në, Policinë e Republikës së Kosovës, mediat elektronike dhe të shkruara, të cilët kontribuuan që ne sot të kemi një furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm dhe ngritje profesionale në të gjitha sektoret brenda kompanisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se 70 për qind…