Ilir Deda: A po e shihni tash sa me rëndësi është që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare?

24 shkurt 2026 | 16:00

Analisti politik, Ilir Deda, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se: “A po e shihni tash sa me rëndësi është që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare?”.

Sipas Dedës, jemi qe 15 vjet në pritje të përmbushjes të zotimit publik të partive që do të bëjnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në këtë drejtim.

“Ndoshta partitë mund të dakordohen që gjatë disa viteve të ardhshme ta bëjnë këtë ndryshim që do të mundësonte që në vitin 2031 i pari i shtetit të zgjidhet nga qytetarët- rrafsh në 20 vjetorin e premtimit të dhënë”, ka shkruar Deda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia e tensionuar mes legjendës së muzikës turke, İbrahim Tatlıses,…