Ilir Deda: Nuk mund të presim marrëveshje politike kur grupi më i madh politik nuk do marrëveshje

03 maj 2025 | 13:09

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se nuk mund të presim marrëveshje politike kur grupi më i madh politik nuk do marrëveshje dhe bën hajgare me procedurë e shpikje të rregullave dhe keqinterpretime të qëllimshme të gjithçkaje që lidhet me seancën konstituive të Kuvendit.

Ai ka theksuar se Kosova nuk duhet me mbetë peng e një kandidature të refuzuar që shtatë herë.

“Dikush mund t’i ketë edhe 700.000 vota, por në Kuvend bën vetëm NJË votë të barabartë me 119 të zgjedhur të tjerë. Mundet edhe mos e u maltretu një vend i tërë nëse cilido prej institucioneve të thirrura – Presidentja, Ombudspersoni ose 10 deputetë – i drejtohen Gjykatës Kushtetuese sa më parë që të kemi fund të këtij filmi të keq”, ka shkruar Deda në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 7 maj, në orën 12:00, në Prishtinë, në Bibliotekën…