Ilir Ferati prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Istogun

10 gusht 2025 | 12:52

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka prezantuar listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Istogun, duke e cilësuar atë si një përbërje të fuqishme të profesionistëve të dëshmuar dhe qytetarëve shembullorë.

Në këtë listë përfshihen arsimtarë, mjekë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, gazetarë dhe sipërmarrës të gjithë me histori të suksesshme dhe të gatshëm t’i shërbejnë komunës me përgjegjësi dhe përkushtim.
“Kjo është lista e LDK-së për Istogun, një listë që bashkon përvojën dhe vizionin e gjeneratave të ndryshme, nga ata që kanë vite të tëra pune dhe përvojë, te të rinjtë me ide të freskëta dhe energji të pashtershme për zhvillimin e Istogut”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-s, Lumir Abdixhuku, ka mbajtur në Istog punëtorinë…