Ilir Fetahu: 101 arsye për një Kuvend të pastër!
14 dhjetor 2025
| 22:51
Ilir Fetahu është jurist me përvojë shumëvjeçare në ndërtimin e institucioneve të Kosovës pas luftës. Ai e sheh veten si njeri të institucioneve, e jo si “politikan të rastit”, i bindur se shteti ndërtohet me profesionalizëm, përvojë dhe përgjegjësi. Fetahu garon me numrin 101 në listën zgjedhore të LDK-së për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Në këtë intervistë për “Storm”, ai shpjegon pse Kosova ka nevojë për një Kuvend më të pastër, më serioz dhe me më shumë profesionistë.



