
Ilir Gashi fitoren për asamblist të Pejës ia dedikon gjeneralëve Avdyl Mushkolaj e Idriz Balaj
19 tetor 2025
| 18:37
Kandidati për Asamblenë Komunale të Pejës nga radhët e AAK-së, Ilir Gashi, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit garoi për asamblist në listën zgjedhore të partisë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe votën e tyre.
Gashi u ka bërë thirrje atyre që, sipas tij, e kanë gënjyer, që të mos i shkruajnë më.
Gashi i cili ka fituar një ulëse në Kuvendin Komunal të Pejës, ka deklaruar se fitoren ia dedikon bashkëluftëtarëve të tij, gjeneralëve Avdyl Mushkolaj dhe Idriz Balaj – Togeri.