Ilir Kulla emërohet drejtor i përgjithshëm i “Global Crisis Group” në San Marino

15 tetor 2025 | 19:41

Ilir Kulla është emëruar drejtor i përgjithshëm i “Global Crisis Group” në Republikën e San Marinos. Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Duke shprehur falënderime për besimin e dhënë, Kulla ka theksuar se së bashku me bashkëthemeluesin e “Crisis Group”, Lino Zucchi, dhe të tjerët do të realizojnë një epokë të veçantë suksesi.

“Nga sot nis një projekt shumë ambicioz dhe i rëndësishëm si drejtor i përgjithshëm i ‘Global Crisis Group’ në Republikën e San Marinos! Bashkë me bashkëthemeluesin e Global Crisis Group, Lino Zucchi, dhe të tjerët do të arrijmë të realizojmë një epokë suksesi unik. Faleminderit për besimin,” ka shkruar Kulla.

Ndryshe, eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, është analist dhe bashkëpunëtor në emisionin “Matrix” në televizionin Tëvë1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, ka hapur sonte…