Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

26 janar 2026 | 22:38

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, në emisionin “Matrix” në Televizionin Tëvë1ka treguar se ka zbuluar një dokument të rëndësishëm që sugjeron se Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovës si shtet të pavarur në vitin 2020.

“Kur e gjeta këtë dokument, mbeta pa fjalë. Kjo është një letër diplomatike e dërguar nga zyra diplomatike e Rusisë në Prishtinë, më 26 nëntor 2020, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës,” tha Kulla.

Në dokumentin e siguruar nga Kulla në datën 26 nëntor 2020, thuhet se zyra diplomatike ruse ka nderin të informojë Ministrinë e Jashtme të Kosovës për emërimin e Adrej Shogurov si shef të zyrës diplomatike të Rusisë në Prishtinë. Kulla theksoi se dokumenti tregon gjithashtu gatishmërinë e Rusisë për të rinovuar bashkëpunimin me ministrinë kosovare.

“Zyra diplomatike e Rusisë në Prishtinë shprehte mundësinë dhe oportunitetin për të rinovuar marrëdhëniet me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, duke siguruar se Kosova mund të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Rusinë për sigurinë e qytetarëve të saj,” shtoi Kulla.

Eksperti i sigurisë theksoi se kjo letër diplomatike është një dëshmi e qartë se Rusia kishte mundësinë dhe dëshirën për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, përmes një procesi diplomatik.

“Kjo tregon se Rusia ka qenë e gatshme që ta njohë Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur që në nëntor të vitit 2020,” përfundoi Kulla.

Për të parë dokumenti ndiqeni emisionin e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjali mëson ekskluzivisht se është arrestuar i dyshuari për rastin…