Ilir Peci e viziton pompën e derivateve ku ndodhi shpërthimi mbrëmë në Zveçan
29 shtator 2024
| 14:14
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim.
Në një postim në “Facebook”, ai ka thënë se komuna e dënon këtë akt.
“Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar”.
“Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, ka shkruar Peci.