Ilirjana Faton Mehmetaj merr mbështetje të fuqishme nga diaspora shqiptare në SHBA

24 dhjetor 2025 | 21:21

Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 105, Ilirjana Mehmetaj, ka marrë mbështetje nga bashkatdhetarët në ShBA, nga biznesmenë dhe veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare që veprojnë në Nju Jork.

Familja Gashi dhe biznesmeni e veprimtari i mirënjohur i çështjes tonë kombëtare që vepron në Nju-Jork, Salih Avdyl Gashi, i ka dhënë mbështetje të fuqishme kandidates për deputete Ilirjana Faton Mehmetaj që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -129 “Krah Teje” me numrin 105.

“Familja e Salih Jaheve të Baranit të Epërm është familje emblematike e njohur për traditat patriotike, por edhe për qëndresën e armatosur kundër ushtrisë serbo-malazeze nga viti 1912 e deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku Avdyl Gashi bashkë me Batalionin ‘Atlantiku’ erdhi nga Amerika për t’ju bashkuar luftës për liri”, ka shkruar në “Facebook” Ilirjana Mehmetaj.

Familja e Salih Avdyl Gashit nga Barani i Epërm bashkë me rrethin familjar, me miq e shokë në ShBA dhe Kosovë, bëjnë thirrje që ta votojnë 105-shin Ilirjana Faton Mehmetaj zërin që thërret për ndryshim, për energji të re, për ardhmërinë e rinisë së Kosovës.

Mesazhi i tyre është që qytetarët të bashkohen. “Bashkohuni thirrjes ‘Krah Teje’ – krah liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Krah Ilirjanës, Krah Kosovës, Krah Amerikës dhe NATO-s, ndryshimi po vjen, ta zhvillojmë Kosovën, për një jetë më të mirë, me një të ardhme me prespektivë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë me dije se…