
Illinois, padi ndaj Trumpit për ta ndaluar dërgimin e Gardës Kombëtare në Chicago
Shteti i Illinois dhe qyteti i Chicagos kanë paditur presidentin amerikan Donald Trump, duke kërkuar ndalimin e dërgimit të trupave të Gardës Kombëtare në qytet pa miratimin e autoriteteve lokale.
Padia vjen pasi administrata e Trump urdhëroi vendosjen e 300 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Illinois-it nën kontroll federal dhe njoftoi mobilizimin e 400 trupave nga Teksasi për t’u vendosur në Chicago.
Sipas dokumenteve gjyqësore, trupat nga Teksasi janë tashmë në lëvizje drejt qytetit, raporton Reuters.
Kjo është padia e katërt që Illinois bën kundër përdorimit të Gardës Kombëtare nga qeveria federale në qytete, pas rasteve të ngjashme në Oregon dhe Kaliforni. Gjykatat atje kanë vlerësuar se presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij.
Përballë kundërshtimit të shteteve të drejtuara nga demokratët, Trump ka kërcënuar se do të përdorë Insurrection Act, një ligj i vjetër që i lejon presidentit të vendosë ushtrinë në territorin amerikan në raste trazirash, për të anashkaluar vendimet e gjykatave.
Guvernatori i Illinois-it dhe kryetarja e bashkisë së Chicago-s e kanë kundërshtuar ashpër vendimin, duke e quajtur “ndërhyrje të panevojshme” dhe një “përshkallëzim politik” nga ana e presidentit.