
‘Iluzione’ – Dështoi mbi 50 herë, por Haxhiu thotë se kishte vota për të edhe nga PDK e LDK
28 korrik 2025
| 23:42
Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e cila nuk mori votat për t’u zgjedhur në këtë post, në një intervistë në Debat Plus është pyetur për dështimet e saj.
Ajo ka pretenduar se kishte vota në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
“Nuk kemi pasur komunikim me ta, kam pasur vota në PDK-LDK”, ka thënë ajo.
Pra, Haxhiu thotë se po të shkohej në votim të fshehtë për kryetare, ajo do të grumbullonte vota edhe nga partitë e tjera.