Imami shqiptar në Zvicër Rijad Aliu me tirqi feston Ditën e Flamurit

28 nëntor 09:50

Si në Shqipëri, në Kosovë e mbarë shqiptarët në Ballkan edhe diasporë gjatë vikendit që lamë kanë shënuar Ditën e Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe 28 Nëntorin – Ditën e flamurit kombëtar.

Kështu edhe shqiptarët në Zvicër gjatë vikendit të fundit dhe sot kanë mbajtur mbi 100 tubime festive në të gjitha kantonet dhe qytetet, ku festa kombëtare bashkoi shqiptarët e të gjitha viseve. Përveç në ambasada, restorante e shtëpi Ditën e 28 Nëntorit mërgimtarët në Zvicër e kremtuan edhe në shkolla, xhami dhe kisha, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

No description available.

Një manifestim i tillë mirëorganizuar u mbajt dje në xhaminë e shqiptarëve “Dituria” në Gjenevë. Kjo festë kombëtar që u mbajt në Gjenevë me rastin e 28 Nëntorit lirisht mund të themi se ishte manifestim qendror më i miri, me i përgatituri në Zvicër, madje edhe më mirë se ambasadat tona në këtë vend.

Themi kështu, sepse imami shqiptar në Zvicër Rijad Aliu me tirqi festoi Ditën e Flamurit me 300 plisa në xhaminë e Gjenevës.

No description available.

“Kishin një program të pasur kulturor kombëtar e fetar me lutje, pastaj recitale e fjalime për vlerat dhe mesazhet paqësore dhe patriotike nga pejgamberi ynë Muhammed deri tek heronjtë tanë Skënderbeu dhe Adem Jashari”, shkruan gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama së fundmi…