Imer Mushkolaj kujton heroin Xheladin Kurtaj në 27-vjetorin e rënies së tij

07 shtator 2025 | 00:01

Analisti dhe gazetari Imer Mushkolaj ka kujtuar heroin e UÇK-së, Xheladin Kurtaj, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Kujtimi i Mushkolajt:

“Në 27-vjetorin e rënies e kujtoj Xheladin Kurtajn, të cilin e thërrisnim Xhelë. I lindur në Gabrricë të Kaçanikut, Xhelën e kisha shok dhe koleg në studime. Një djalë i urtë, i edukuar, në dukje i qetë, por i vrullshëm nga brenda, plot talent, humor e ëndrra për të ardhmen.

Në maj të vitit 1998 Xhela la studimet dhe iu bashkua UÇK-së. Pas luftimeve në Dukagjin, Pashtrik e Drenicë, në gusht të vitit 1998 ai ra heroikisht, bashkë me Agim Bajramin dhe Besnik Beguncën, në luftë me forcat serbe, në fshatin e tij të lindjes.

Xhela dha shembullin se si duhet luftuar për atdhe dhe për lirinë e brezave të ardhshëm.

Lavdi Xhelës, heroit të Kosovës, vëllait të tij Danushit – po ashtu dëshmor – dhe të gjithë të rënëve të tjerë. Sakrifica e tyre na kujton sa e shtrenjtë është liria.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolonel Lumni Graishta falënderon qytetarët e Kosovës për mbështetjen, respektin…