Imeri e Mugosa bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

30 mars 2018 | 15:48

Drejtori i Përgjithshëm  i  Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët ka vizituar drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së të Hyrave të Malit të Zi, Miomir Mugosa.

Në këtë takim, Imeri dhe Mugosa kanë diskutuar për të arriturat, sfidat dhe bashkëpunimi në të ardhmen në mes dy institucioneve që i udhëheqin.

Po ashtu, ata janë pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ne fushat profesionale, shkëmbim të përvojave në fushën e ofrimit të shërbimeve për tatimpagues, si dhe avancimin e proceseve që kanë të bëjnë me kontrollin tatimor, me theks të veçantë për kontrollin e sektorit financiar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e…