Immobile i thotë ‘jo’ ofertës nga Arabia

09 korrik 2023 | 12:40

Klubet nga Arabia Saudite vijojnë të joshin futbollistë të njohur me oferta të frikshme. Rasti i fundit është ai i Ciro Immobiles, por që ka hasur në rezistencën e tij.

Sulmuesi i Lazios refuzoi kontratën 2-vjeçare, nga e cila do të përfitonte 35 milionë euro, nga një prej klubeve më të mëdha të Lindjes së Mesme.

Kapiteni i bardhekaltërve e konfirmoi ofertën, por nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti italian. As në zyrat e Lazios nuk u dorëzua një ofertë formale për kartonin e sulmuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak është shprehur “veçanërisht…