
Immobile largohet nga grumbullimi i Italisë, kjo është arsyeja
09 nëntor 2021
| 20:39
Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është larguar nga grumbullimi i Italisë për shkak të një dëmtimi. Pas vizitave mjekësore që sulmuesi zhvilloi, rezultoi se ka një dëmtim muskulor në pjesën e shputës, në këmbën e majtë.
Kështu, trajneri Roberto Mançini do të duhet të bëjë pa kapitenin e Lazios në dy ndeshjet e radhës kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut. Për të zëvendësuar Immobilen, Mançini ka thirrur sulmuesin e Sassuolo, Gianluca Scamacca.
Nicolo Barella dhe Giorgio Chiellini gjithashtu nuk janë paraqitur në stërvitje dhe janë në dyshim për të qenë gati për dy ndeshjet e “axurrëve”, situata e tyre do të monitorohet ditë pas dite.