Imri Ahmeti emëron drejtorët e rinj të drejtorive komunale në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të rinj të drejtorive komunale, si dhe për emërimin e kabinetit të ri të Komunës. Këto emërime synojnë përforcimin e strukturës udhëheqëse të administratës komunale dhe sigurimin e një menaxhimi profesional në shërbim të qytetarëve. Në bazë të vendimit të kryetarit, drejtorët e emëruar janë:
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: znj. Ajkuna Maliqi-Gjonaj
Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale: z. Shkelzen Hajdini
Drejtor për Arsimin: z. Rasim Hasani
Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport: z. Burim Rrustemi
Drejtor për Buxhet dhe Financa: z. Latif Ramadani
Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim: z. Valon Pacolli
Drejtor për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit: z. Imri Semetishti
Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër: znj. Safete Amerllahu
Drejtor për Infrastrukturë: z. Ardian Olluri
Drejtor për Inspektorate: z. Flamur Sylejmani
Drejtor për Bujqësi dhe Pylltari: z. Rexhep Rexhepi
Drejtor për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: z. Sead Aliu
Drejtor për Prokurim: z. Bekim Shabani
Po ashtu, janë emëruar edhe anëtarët e kabinetit komunal: Shef i Kabinetit: z. Avni Jashari
Dhe Zëdhënëse e Komunës: znj. Besarta Qadraku.
Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/17eHNrqkG4/



