
Imri Ahmeti viziton familjen Mollopolci në Grackë: Mbështetje për vizionin e ri për Lipjanin
10 shtator 2025
| 21:11
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka realizuar një vizitë në familjen Mollopolci në fshatin Grackë, ku është pritur ngrohtësisht dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur për të ardhmen e komunës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka falënderuar familjen për mikpritjen dhe mbështetjen që i kanë ofruar në rrugëtimin e tij politik drejt zgjedhjeve lokale.
“Sonte vizituam familjen Mollopolci në Grackë, ku bashkëbiseduam dhe morëm mbështetjen e tyre për vizionin tonë për Lipjanin. Faleminderit!”, ka shkruar Ahmeti.