Imri Ahmeti viziton veteranin e luftës në Kleçkë

03 shtator 2025 | 08:42

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar Milazim Shalën, veteranin dhe vëllain e heroit të kombit Ramiz Shala në Kleckë.

Ahmeti ka shkruar për mikpritjen që i është bërë atij nga Shala.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e lirë,  Milazim Shala nga Kleçka, veteran i përkushtuar i UÇK-së dhe vëlla i Heroit të Kombit, Ramiz Shala. Mikpritja tradicionale dhe biseda e ngrohtë ishin jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një nxitje dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi, për të ndërtuar vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ndau të martën pamje të paklasifikuara…