Incident fizik në mes të deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari, konfirmon gazetari Gashi
24 tetor 2025
| 16:30
Gazetari Astrit Gashi, ka njoftuar se gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes deputetit dhe një qytetari.
“Të dashur miq, sot pasditë gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes keëij të fundit dhe një qytetari”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.
Ai ka thënë se për incidentin janë lajmëruar është njoftuar Policia e Kosovës.



