
‘Incidenti’ viral Macron-Erdogan në samitin e Tiranës (video)
Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan është filmuar teksa gjatë shtrëngimit të duarve i kapi gishtin presidentit francez Emmanuel Macron.
Videoja e cila ka marrë vëmendjen e mediave turke është bërë virale. Pas këtij momenti, të dy liderët kanë qeshur
Sipas informacioneve të publikuara nga disa media të huaja, Macroni kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin. Por presidenti turk nuk e lejoi këtë.
Analistët e gjuhës së trupit e cilësojnë këtë si një “përmbysje klasike”, një kundërveprim pasiv-agresiv që e nxjerr nga balanca liderin tjetër, pa thënë asnjë fjalë.