India bëhet e dyta në botë me numrin e të prekurve me Covid-19

12 prill 2021 | 09:42

India ka raportuar për rekord të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka bërë të ditur se vetëm gjatë të dielës që ka shkuar, 168.912 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke u bërë kështu shifra më e lartë e rasteve të reja prej që ka filluar pandemia.

Me këtë shifër të të prekurve me Covid-19, India është bërë shteti i dytë më i goditur në botë nga pandemia, duke tejkaluar kështu edhe Brazilin. Ndërkohë që para Indisë në këtë aspekt mbeten vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Numri total i rasteve pozitive në Indi që kur ka nisur pandemia ka shkuar në 13.53 milionë. Në Brazil numri i rasteve pozitive është 13.45 ndërkaq në Shtetet e Bashkuara deri më tani janë prekur me Covid-19, 31.2 milionë persona.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në Indi gjatë të dielës ka arritur në 904 ndërkaq numri total i të vdekurve ka shkuar në 170.179.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka vdekur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti…