
India mbyll organizatën që e themeloi Nënë Tereza
Shqiptarja, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më shumë si Nënë Tereza, e cila vite më parë u shpall e shenjtë nga Papa, ndihmoi shumë fëmijë e hallexhinj, me organizatën e saj “Misionarët e bamirësisë”, me seli në Kalkuta të Indisë.
Por, autoritetet e këtij shteti po pretendojnë se në gjithë këtë humanizëm pati një hile. Sipas qeverisë indiane, Nëna Terezë dhe organizata e saj, me programet e veta, konvertuan shumë veta në fenë e krishterë.
Me këtë pretekst, Ministria e Brendshme, në ditën e Krishtlindjes, ia refuzoi vazhdimin e licencës “Misionarëve të bamirësisë”.
Këto akuza janë mohuar nga organizata, ku me qindra murgesha mbikëqyrin projekte humanitare sikur ato që kanë të bëjnë me sigurimin e shtëpive për fëmijë të braktisur, e po ashtu ndërtimin e shkollave dhe spitaleve për njerëzit në nevojë.
Shumica e banorëve të Indisë janë hindu, derisa këtu jetojnë edhe rreth 24 milionë të krishterë, ose dy përqind e popullatës.
Mediat e huaja raportojnë se qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka tentuar vazhdimisht t’i heshtë fushatat për të cilat është dyshuar se kanë për qëllim konvertimin e hinduve në të krishterë apo myslimanë.