
Indiana fiton finalen e parë
Indiana Pacers e nis me këmbën e mbarë finalet e “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, duke fituar me rezultat 138-135 në fushën e New York Knicks. Një ndeshje me rivalitet, e vendosur vetëm pas kohës shtesë, me Pacers që udhëheqin kështu 1-0 serinë.
Të gjithë titullarët e Indianas realizuan mbi 14 pikë, çka e bën kolektivitetin armën më të fortë të kësaj skuadre. Tyrese Haliburton realizoi 31 pikë e 11 asistime, mbështetur edhe nga Nesmith me 30 pikë, ndërsa 31 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për New York u dalluan vetëm Jalen Brunson me 43 pikë e Karl-Anthony Towns me 35 pikë e 12 rebound. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbeti në hije, ndërkohë që stoli i skuadrës njujorkeze ishte inekzisent.
Finalja e dytë do të zhvillohet pas dy ditësh sërish në New York, aty ku vendasit do duhet me patjetër të fitojnë për të barazuar serinë, përpara se sa bonusi i të luajturit në shtëpi, të kalojë në favor të Pacers, me serinë që do të zhvendoset në Indianapolis.