Infektohen 20 persona me Covid-19 në Shqipëri
03 qershor 2020
| 11:51
20 persona të tjerë janë infektuar më Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Kamëz.
Konkretisht 15 raste të reja në Tiranë, dy në Durrës, dy në Krujë, 1 në Kamëz.
Në total në të gjithë Shqipërinë deri më tani janë shënuar, 1 184 raste pozitive me Covid-19 nga fillimi i epidemisë. Kujtojmë se në Shqipëri janë 253 raste aktive me Covid-19.



