Infermierët kërkojnë rritjen e pagave dhe shtesave për kujdestari të natës

11 maj 2021 | 14:04

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, ka pritur të martën një delegacion të Shoqatës së Infermierëve të Kosovës.

Përfaqësues të kësaj sindikate kanë njoftuar presidenten Osmani për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova.

Ndërsa presidentja Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë, dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.

Në prag të ditës së tyre, presidentja Osmani ka falënderuar infermierët për punën, duke shprehur nevojën për trajtim të dinjitetshëm të punës së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka hapur regjistrimin e kandidatëve potencialë në zgjedhjet presidenciale…