Infermierët protestojnë sot, nuk morën shtesat nga qeveria

16 shtator 2020 | 08:15

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë të Kosovës do të mbajë sot një protestë, në shenjë pakënaqësie për mosrritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mosekzekutimit të shtesave prej 300 eurove në pagë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Organizativ për protesta, i cili përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë brenda ShSKUK/QKUK-së.

Sindikata e Infermierëve kujton se inicimin e procedimit të Ligjit për Paga është munduar ta rregullojë përmes dialogut social, por këto kërkesa kanë mbetur të pashqyrtuara nga Ministria e Shëndetësisë. Protesta e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 para Klinikës së Kirurgjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri total…