Infermieri i QKUK-së në ditën e 16-të të grevës, nga sot refuzon të pijë edhe ujë

24 dhjetor 2020 | 15:26

Infermieri Enlirat Duraku ka 16 ditë që po qëndron në grevë urie, duke kërkuar që infermierëve t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës nga 18 euro në 36 euro, si dhe t’u paguhen orët shtesë dhe rrezikshmëria.

Ai ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi nuk kanë reflektuar karshi kësaj kërkese. Në këtë drejtim, ai ka thënë se nga sot refuzon të pijë ujë dhe lëngje.

Njoftimi i plotë i Durakut:

Kolegë të nderuar, qytetarë, kryeministër Avdullah Hoti, ministër Armend Zemaj, dhe dr. Valbon Krasniqi, sot është dita e 16-të e grevës së urisë, mirëpo nuk reflektuat.

Nga sot as ujë as lëngje nuk do përdori, e ju fleni të qetë, mbani pozitat.

1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36 euro,

2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve,

3. Të paguhet rrezikshmëria.

Enlirat K. Duraku, infermier i Covid-19

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti me…