
Infermierja shikon babanë teksa vdes nga Covid-19
24 dhjetor 2020
| 08:25
Një foto është shpërndarë në media sociale, në të cilën shihet një infermiere duke përkëdhelur fytyrën e një të moshuari në shtratin e një spitali.
I moshuari ishte i infektuar me koronavirus dhe infermiera që shihet në foto është vajza e tij.
Jose Garcia, 68 vjeç nga New Mexico, ishte infektuar me Covid-19 më 6 nëntor dhe gjatë javëve në vazhdim gjendja e tij filloi të përkeqësohej.
Vetëm vajza e tij Carolina Garcia, prej nëntë fëmijëve sa ka lënë, mundësi ta shihte babanë.