Inflacioni në ‘kulm’, Kurti lavdërohet për rritjen e pagës mesatare në sektorin privat

03 qershor 2025 | 02:37

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përkundur inflacionit që e ka kapluar vendin, është lavdëruar për rritjen e pagës mesatare në sektorin privat.

“Në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto)”, ka shkruar Kurti.

Kjo sipas tij, ka ndodhur falë mbështetjes që Qeveria i ka dhënë sektorit privat.

Postimi i plotë:

Në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto).

Nga mbështetja që i kemi dhënë sektorit privat kanë përfituar edhe bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë krahasur me vitin paraprak – kjo rritje është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipërmarrësi i njohur Ermal Jahiri – Mali ka zyrtarizuar hapjen…