Influencerja paralajmëroi padi ndaj “Logjikonomisë”, reagon producenti i serialit

26 maj 2025 | 17:06

Sot në “Kosova Live” në T7 u diskutua për suksesin dhe ndikimin në rritje të serialit “Logjikonomia”. Me theks të veçantë u trajtua episodi i parafundit i serialit, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në publik për mënyrën si trajton fenomenin e përfolur të ashtuquajturit “Dubai”.

Një ndër reagimet më të zëshme erdhi nga influencerja Benita Zena e njohur në rrjete sociale për ndërhyrjet estetike, përfshirë dhëmbët e saj prej 14 mijë eurosh e cila në një intervistë shprehu pakënaqësinë ndaj përmbajtjes së episodit dhe paralajmëroi veprime ligjore. Ajo deklaroi se do të padisë autorët e serialit nëse referenca të tilla ndaj saj përsëriten.

Producenti i “Logjikonomisë”, Fisnik Ademi, i ftuar në studio, dha këtë kundërpërgjigje:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infokus ka mësuar nga burime të sigurta brenda Korporatës Energjetike…