Informacionet se është kundër Osmanit Presidente, Gërvalla ik nga gazetarja: Po shkoj në zyrë

27 shkurt 2026 | 11:21

Kryetarja e GUXO dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka pranuar që të prononcohet për media kur është pyetur mëngjesin e sotëm për çështjen e emrit të Vjosa Osmanit për presidente.

Gërvalla s’është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetares së gazetës Nacionale, me arsyetimin se është duke shkuar në zyrë. “Jam duke shkuar në zyrë, faleminderit shumë, ditën e mirë”, dëgjohet duke thënë Gërvalla teksa vazhdon e hyn brenda objektit ku gjendet ministria e Drejtësisë, shkruan Gazeta Express, transmeton

Gazetari dhe autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki, të enjten në T7 ka thënë se sipas informacioneve që ka, Gëralla nuk është duke përkrahur kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente. “Sipas informacioneve të mia, për shkak të Donika Gërvallës. Donika Gërvalla vazhdon të mbajë raporte të këqija me Vjosa Osmanin. Faton Peci ka një mendim tjetër, por deputetët e partisë GUXO janë të gjithë një zëri ashtu siç thotë Albin Kurti”, ka thënë Kërquki në Pressing.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Hashim…