Iniesta: Barça është shtëpia ime

15 shkurt 2022 | 17:32

Andres Iniesta e ka hapur derën për kthimin e mundshëm në Barcelonë, pasi e pranoi se ende e vlerëson këtë klub si shtëpinë e vet.

Iniesta e gëzoi një karrierë të shkëlqyer në “Camp Nou”, e cila zgjati gati dy dekada, duke fituar tituj të shumtë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Mesfushori spanjoll luajti rol të kyç në njërën prej skuadrave më të mira të Barçës në histori, përkrah Lionel Messit dhe Xavit, por u largua nga klubi në vitin 2018 për t’iu bashkuar Vissel Kobes në Japoni.

Iniesta do t’i mbushë 38 vjet në maj, por nuk e ka ndër mend t’i varë këpucët në gozhdë dhe do ta mirëpriste mundësinë për t’u kthyer në Katalonjë, nëse ajo i vjen.

“Do të doja të kthehem në Barcelonë. Do të doja ta ndihmoj institucionin. Ka shumë gjëra të përfshira dhe është e vështirë të dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Barça është shtëpia ime dhe askund tjetër nuk mund të jem më mirë se atje. Më pëlqen shumë të mendoj për të luajtur. Kjo gjë më tërheq më së shumti sot”, ka thënë Iniesta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Ligën…