Insistimi i Haradinajt për taksën, shkas i anulimit të konferencës

17 dhjetor 2018 | 15:58

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherinin.

Burime brenda takimit në mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së në Bruksel i kanë thënë “Klan Kosovës” se Haradinaj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, kërkesë kjo që në vazhdimësi është thënë nga BE.

Haradinaj në këtë takim sipas burimit të “Klan Kosovës” fuqishëm ka insistuar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet edhe më tutje.

Kryeministri Haradinaj i ka shfaqur brengën serioze në adresë të BE-së, kur i ka thënë Mogherinit në sy se Serbia është shfaqur destruktive në vazhdimësi, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

Kësisoj, Mogherini është detyruar ta anulojë konferencën për media, e cila ishte planifikuar të ndodhte pas takimit kokë më kokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot…