Inskenoi rrëmbimin e të dashurës për t’i propozuar martesë

17 prill 2023 | 08:13

Një burrë nga Sidnei, Australi, inskenoi rrëmbimin e të dashurës së tij gjatë një udhëtimi në Liban në një shaka të rëndë që është cilësuar ‘propozimi më i diskutueshëm për martesë ndonjëherë’.

Pamjet e fejesës së papritur të Adamit dhe Vanessa-s u publikuan në TikTok nga motra e dhëndrit, Tahlia në fillim të prillit, dhe vendosi mbishkrimin “si vendosi vëllai im të bëjë propozimin në Liban”, transmeton Telegrafi.

Në video, Vanessa mund të shihet e lumtur duke pirë kafe në pjesën mbrapa të një makine pranë Anfeh, në veriperëndim të vendit, me tezen dhe motrën e saj.

Disa të huaj ndaluan automjetin në mes të rrugës, hapën dyert duke mbajtur armë false dhe i tërhoqën zvarrë gratë që bërtisnin nga vendet e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat në Kosovë, përveç kredive me norma fikse, ofertojnë edhe…