Inspektimet vazhdojnë në komunën e Pejës

21 mars 2024 | 13:35

Kësaj radhe, inspektimet për identifikimin e punëtorëve të padeklaruar kanë vazhduar në Komunën e Pejës.

Inspektorët e ATK-së dhe Inspektoratit të Punës shoqëruar nga zëvendësministri Agon Dobruna dhe kryeinspektori i IP-së, Hekuran Nikçi, kanë vizituar bizneset në sektorët e gastronomisë, tregtisë ushqimore dhe tregtisë farmaceutike.

Në këto vizita janë identifikuar raste të punëtorëve të pa formalizuar dhe pa kontrata pune, ku për punëdhënësit e tyre janë iniciuar procedurat e gjobitjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FALËNDERIM Faleminderit Zot Për cunamin në Indonezi Për uraganin Katrina…