Inspektorati e kthen në punë kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija

27 maj 2020 | 21:26

Inspektorati i Punës ka marrë vendim që ta kthejë në punë ish-kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija, i cili ishte shkarkuar nga Bordi i Përkohshëm i emëruar nga qeveria e Albin Kurtit.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës, thuhet se vendimi i Bordit të Përkoshëm, të Postës së Kosovës, është në kundërshtim me disa dispozita të Ligjit të Punës.

“Obligohet punëdhënësi, Posta e Kosovës, të ndërmarrë këto masa. Të anulohet vendimi me nr.prot.01-720/20, të datës 14.04.2020, të Postës së Kosovës, dhe të njoftojë Inspektoratin e Punës, brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra në eliminimin e parregullsive juridike të konstatuara”, thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës.

Sipas vendimit të Inspektoratit, ish-kryeshefi Shefqet Avdija, duhet të rikthehet në pozitën që ka pasur brenda 8 ditëve, pavarësisht ankesave që mund të bëhen.

Ish kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Shefqet Avdija, pas shkarkimit kishte thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behgjet Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…