Inspektorati sanitar mbyll depon e INTEREX-it në Vushtrri

04 qershor 2025 | 00:45

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur sot depon e INTEREX-it në Vushtrri, raporton Veriu.info.

Kjo ka ndodhur gjatë një aksion të sotëm të këtij institucioni në rrjetin e marketve INTEREX në Vushtrri, ku siç bëhet e ditur nga burimet e saj brenda Inspektoratit, aty janë hasur kushte të rënda higjienike dhe teknike.

Si rezultat i kësaj gjendje Inspektorati ka mbyllur depon e kësaj kompanie.

Siç mëson Gazeta aty inspektorët kanë hasur në mungesë ventilimi, mure të plasaritura, nyje sanitare të dëmtuara, mungesë ndriçimi e kundërmim.

Kontrolli është kryer në prag të festës së Bajramit, kur fluksi i klientëve është shumë më i lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit…