Inspektorët e Drenasit autorizohen të punojnë edhe pas orarit

17 korrik 2019 | 14:52

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka autorizuar inspektorët komunal që gjatë muajve të verës të punojnë edhe pas orarit të rregullt të punës.

 Drejtoresha e Inspeksionit në këtë komunë, Aurora Berisha, ka treguar se ky angazhim shtesë po bëhet për interesa të qytetarëve të kësaj komune. “Për shkak të rritjes së vëllimit të punëve sezonale, në muajt në vazhdim, inspektorët komunal janë të autorizuar të punojnë pas orarit të rregullt të punës. Ky angazhim shtesë bëhet me qëllimin më të mirë në interes dhe dobi të qytetarëve, që të kujdesemi në çdo moment dhe kohë për qytetarët e komunës sonë”, ka shkruar Berisha në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo ka bërë me dije se kjo drejtori do të iu përgjigjet në çdo kohë kërkesave të qytetarëve. “Drejtoria e Inspeksionit do të kryejë inspektime dhe do të ju përgjigjet të gjithë ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, duke qenë gjithmonë në shërbim të tyre. Me të vetmen arsye që të bëjmë më të mirën për qytetarët dhe institucionet e vendit. Për zgjidhje sa më të mirë dhe efikase ju ftojmë për bashkëpunim”, ka shkruar ajo.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej dy javësh sportistet e klubit të gjimnastikës “Elita” janë…