Inspektorët e Komunës së Mitrovicës kërkojnë lirimin e hapësirave publike

12 gusht 2018 | 15:32

Inspekcioni i Komunës së Mitrovicës ka vazhduar përpjekjet për të mbajtur rend duke detyruar shitësit që të respektojnë rregulloret komunale sa i përket shitjes së produkteve.

Ata kanë kërkuar nga shitësit lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve për lëvizje të lirë për qytetarë.
Në ditët e vikendit në orët e hershme të mëngjesit, inspektorët komunal Kimete Berisha dhe Shkumbin Osmani, të përkrahur nga policia e Kosovës nuk i kanë lejuar shitësit, që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira të tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

“Sot kemi dalë për të mos lejuar shitësit që produktet e tyre t’i ekspozojnë nëpër trotuare dhe hapësira tjera publike për t’i shitur, pasi që në këtë mënyrë po e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Madje ky aksion është ndërmarrë edhe me kërkesën e qytetarëve, që trotuaret dhe hapësirat publike të jenë të lira për lëvizje. Sot puna shkoi mirë dhe pa probleme. Ne do të vazhdojmë punën tonë, me qëllim që produktet të shiten atje ku e kanë vendin, në tregun e qytetit ku ka mjaftë vend për të gjithë”, kanë thënë inspektorët Kimete Berisha dhe Shkumbin Osmani.

Inspektorët komunalë njoftuan se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore drithëruese e Jorge Lorenzos në Çmimin e Madh të…