Inspektorët e kryeqytetit, AUV’it e Policia nesër aksion në tregun e veturave
07 shkurt 2026
| 18:31
Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ditën e nesërme, e diel, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth.
Në njoftimin e Komunës thuhet edhe se, qëllimi është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.
Komunikata:
Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.
Ftojmë qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni.



