Inspektorët komunalë në Mitrovicë në aksion për lirimin e trotuareve

22 janar 2026 | 14:48

Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë, Mujë Igrishta, së bashku me inspektorët komunal dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar aksione për lirimin e hapësirave publike, përkatësisht trotuareve të zëna nga biznese afariste pa leje.

Vlen të potencohet se bizneset kanë treguar bashkëpunim gjatë këtyre veprimeve, ndërsa Inspekcioni ka njoftuar se aksionet do të vazhdojnë në të gjitha rrugët e qytetit deri në lirimin e plotë të të gjitha trotuareve dhe hapësirave publike të shfrytëzuara pa autorizim.

“Qëllimi i këtyre aksioneve është garantimi i lëvizjes së lirë dhe të sigurt për këmbësorët dhe respektimi i rendit publik”, është shprehur ndër tjerash drejtori Igrishta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë,…