Inspektorët komunalë vazhdojnë me aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë

25 janar 2022 | 14:49

Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor në këtë qytet, po vazhdon me planin dinamikë të punës në lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në tërë qytetin e Mitrovicës.

Aktivitetet e tilla janë ndërmarr pas kërkesave të shumta të adresuara nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengesa dhe vështirësi të lëvizjes përgjatë trotuareve në disa lagje të qytetit.

Drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, ka paralajmëruar se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi.

“Hapësirat e ndryshme, si trotuaret, rrugët dhe ambientet tjera të cilat janë zënë pa të drejtë si nga bizneset ashtu edhe nga individët kanë sjellë që shumë qytetarë të ecin përgjatë rrugëve duke u rrezikuar edhe nga aksidente të ndryshme të trafikut, andaj Drejtoria e Inspeksionit do të përkujdeset në lirimin e plotë të hapësirave publike”, është shprehur drejtori Brahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Dauti Romani ‘Pse’ i Sterjo Spasses ka qenë shumë…