“Instagram” bllokon llogaritë e komandantëve të Gardës Revolucionare

17 prill 2019 | 16:53

Rrjeti social “Instagram” ka bllokuar llogaritë e disa komandantëve të Gardës Kombëtare Revolucionare të Iranit. Ky veprim sipas zyrtarëve të “Instagramit” është në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

Gjithashtu janë bllokuar edhe llogaritë në gjuhën angleze të mbështetësve të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Ne punojmë me autoritetet qeveritare për të siguruar përmbushjen e detyrimeve tona ligjore, përfshirë edhe ato që lidhen me vendimet e fundit për Gardën Revolucionare të Iranit”, tha një zëdhënës i rrjetit “Instagram”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 8 Prill e shpalli Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë të huaj terroriste.

“Facebook”, “Twitter” dhe “Telegrami” janë të ndaluara në Iran duke e bërë “Instagramin” të vetmin rrjet social në të cilin kanë qasje iranianët. /rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i edhe këtë vit është pjesë e aktiviteteve për Ditën…