
‘Instagram’-i ndalon cigaret elektronike
05 shkurt
13:09
Rrjeti social ‘Instagram’, ashtu si duhanin dhe armët, ka ndaluar kategorikisht edhe reklamimin e cigares elektronike nga persona me influencë të lartë.
Alarmi ndërkombëtar për rritjen e sëmundjeve të mushkërisë si shkak i këtij produkti ka bërë që të ndalohet promovimi i saj.
Rrjetet sociale prej disa kohësh kanë ndaluar kategorikisht publikimin e produkteve dhe objekteve të paligjshme që reklamohen nga persona të zakonshëm apo njerëz të rëndësishëm me influencë të madhe në publik. Pjesë e këtyre produkteve është bërë së fundmi edhe cigarja elektronike.