“Instagram” lehtëson komentet me “emoji”

11 shtator 2018 | 11:42

“Instagram”-i ka shtuar një rrugë të shkurtër në aplikacionin e tij, duke vendosur “emoji”-t më të përdorura mbi tastierën tuaj kur fillon të komentosh një postim.

Tipari i ri u shfaq të enjten, por ka qenë në testime publike që nga maji, si në “Android” ashtu edhe në “iOS”.

Shiriti i ri me “emoji” nuk do të shfaqet në zona të tjera ku përdoret tastiera, si reagimi ndaj një historie ose titullimi i postimeve tuaja. Por duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që komentojnë me “emoji”, kjo duhet të ndihmojë në shkurtimin e kohës që duhet për të postuar një koment.

Shkurtesat e reja të personalizuara të “emoji” janë tani në dispozicion në përditësimin e fundit të “Instagram” në “Android” dhe “iOS”./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Burim…