“Instagram” teston mesazhet që zhduken

23 mars 2020 | 13:38

“Instagram” është duke punuar në një tipar të ri në platformën e tij që duket si kopje e shërbimit që tashmë e ofron rivali “Snapchat”.

Aplikacioni po teston prototipin e një veçorie të zhdukjes së mesazheve që do të pastronte bisedat dhe mesazhet e drejtpërdrejta të njerëzve sa herë që ato mbyllen, të ngjashme me shërbimin e bisedave që bëhen në “Snapchat”.

Funksioni i zhdukjes së bisedës u zbulua nga Jane Manchun Wong, i cili rregullisht zbulon prototipet e tipareve të reja të fshehura në kodin e aplikacioneve.

Pasi Wong bëri një tweet në lidhje me veçorinë, “Instagram” konfirmoi se është në zhvillimin e hershëm të shërbimit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ditën kur makineria…