Institucionet maksimalisht duhet ta respektojnë Kushtetutën

09 prill 2020 | 11:24

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një shkrim publikuar në rrjetin social “Facebook”, qytetarëve të Kosovës ua ka uruan 9 Prillin – Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në këtë 12 vjetor të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, Limaj ka thënë se angazhimi i institucioneve të vendit duhet të jetë gjithmonë maksimal në funksion të respektimit të këtij akti më të lart juridik, në mënyrë që të sigurojmë një vend me rëndësi në rrugëtimin drejt së ardhmes, përkrah vendeve të zhvilluara dhe demokratike.

Shkrimi i Limajt:

Sot bëhen 12 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta është dokumenti më i rëndësishëm i shteteve të pavarura, është akti më i lartë juridik, i cili garanton respektimin e vlerave universale të botës demokratike. Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të respektimit maksimal të Kushtetutës tonë, sepse kështu sigurojmë një vend të rëndësishëm në rrugëtimin drejt së ardhmes përkrah vendeve të zhvilluara!

Gëzuar 9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka autorizuar mbrëmë ministrinë…