“Institucionet nuk janë pronë private”, aksion para MPB-së për aplikimet për shtetësi

16 qershor 2026 | 16:00

Lëvizja Revolta është duke mbajtur një aktivitet simbolik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me mungesën e transparencës për aplikimet për shtetësi të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij aksioni, janë vendosur edhe pankarta në mburojat para objektit të MPB-së.

“Nuk ka shtet pa llogaridhënie”, “Heshtja e ministrisë është alarm”, “Institucionet nuk janë pronë private”, thuhet ndër të tjera në këto pankarta.

Aktivistët tentuan të linin “simbole” edhe në oborrin e ministrisë, megjithatë një zyrtar policor nuk i lejoi të njëjtit të bënin këtë veprim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën një ka vdekur dhe katër të tjerë u…